Futboll Sport

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Jo vetëm Partizani, në fushë zbresin edhe legjionarët

Liga e Europës ka nisur prej ditësh dhe të martën e të mërkurën, janë luajtur disa ndeshje të turit të dytë. Sot, do të luhen pjesa më e madhe e ndeshjeve dhe që do të kompletohen ndeshjet e para të turit të dytë. Partizani luan në shtëpi sot ndaj Sherif Tiraspolit, aty ku do të synojë të marrë një rezultat pozitiv për të shpresuar për më tej.

Në fakt, nuk është vetëm Partizani pasi edhe shumë legjionarë do të luajnë sot me skuadrat e tyre. Kështu, Elis Bakaj e nis në shtëpi pasi skuadra e tij do të përballet me danezët e Esbjergut, ku pritet të jetë një takim delikat për bjellorusët e Shahktjor Soligorskut. Po në orën 19:00, në fushë zbret edhe Endri Çekiçi me Olimpija Ljubljanën në transfertën turke, ku përballë do të ketë Jeni Malatiasporin.

Në orën 20:30, radhën për të zbritur në fushë e ka Arisi, aty ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha. Skuadra e Bashës do të luajë ndaj AEL Limasolit, skuadër qipriote. I fundit që luan sot nga legjionarët, është Kristi Qose me skuadrën e Domzales në takimin që ekipi i tij luan në shtëpi përballë Malmos.

19:00/ Shakhtjor Soligorsk – Esbjerg

19:00/ Jeni Malatiaspor – Olimpija Ljubljana

20:30/ Aris – AEL Limasol

20:45/ Domzale – Malmo

Related posts

“AI IA NXINË JETËN ÇDO MBROJTËSI NË BOTË”/ Van Dijk i thur elozhe futbollistit brazilian: E di se sa e vështirë është…

Delo.autor

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Ish-lojtari i Barcelonës Stoichkov: La Liga të përfundojë këtu, verdiktet sipas…

Delo.autor

Leave a Comment