Futboll Premier League Sport

SULMUESI CUTRONE ZBARKON NË PREMIER LEAGUE/ Milan arrin marrëveshjen me klubin anglez…

Nëse gjatë orëve të fundit dështoi transferimi i Andre Silvas te Monaco, një tjetër sulmues i Milanit po bën gati valixhet.

Bëhet fjalë për Patrick Cutronen, që prej disa javësh është bërë objektiv i Wolverhamptonit në Angli.

Sipas “Sky Sports”, të dy klubet kanë arritur marrëveshjen për kalimin në Premier League të sulmuesit të ri kuqezi.

“Djalli” mësohet se do të përfitojë 16 milionë paundë, plus dy milionë në formë bonusesh.

Cutrone, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pjesën tjetër të skuadrës kuqezi për “International Champions Cup”, ka kërkuar edhe pak kohë për të vendosur.

Gjasat janë që të thotë po, pasi te Wolverhamptoni do të ketë më shumë mundësi aktivizimi.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

F.autor

Pas konfirmimit të Allegrit, Juventusi përgatit revolucionin në çdo repart të fushës

Sadik.Autor

BARCELONA-SOCIEDAD/ Messi titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment