Futboll Seria A Sport

ËSHTË BLERJA E BUJSHME E VERËS/ De Ligt befasohet nga niveli i Juventus: Janë të gjithë të përqëndruar

Matajs De Ligt është një prej blerjeve më të bujshme të kësaj vere. Holandezi la Ajaksin dhe shkoi te Juventusi, aty ku konkurrenca është tepër e madhe.

Në një intervistë për “Tuttosport”, 19-vjeçari i Juves, ka folur për përshtypjet e para që ka krijuar te skuadra italiane.

“Jam shumë i surprizuar nga niveli i lartë i të gjithëve, janë të gjithë të përqëndruar. Do të jetë shumë e vështirë të jem titullar me lojtarë të tillë. Do të provojë të bëjë gjërat e mia, duke luajtur si gjithmonë”, është shprehur holandezi.

Ndërkaq për Ronaldon ai është shprehur: “Ronaldo nuk ka qenë arsyeja kryesore që unë zgjodha Juventusin. Ka pasur disa faktorë të tjerë për këtë zgjedhje. Por, gjithsesi është bukur kur një lojtar i madh të afrohet dhe të thotë gjithçka”.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Molde shumë e fortë për Laçin, shënon edhe golin e tretë

Isa.Autor

MREKULLITË NDODHIN/ Talenti i Europës del nga koma pas 2.5 vitesh!

Delo.autor

ERDHI ME GOMONE DHE MIHAJLOVIC I DHUROI ËNDRRËN/ Historia e veçantë e emigrantit që dënoi Interin

Delo.autor

Leave a Comment