Futboll Sport

SHËNOI 3 GOLA KUNDËR FENERBAHCES/ Ja çfarë thotë Benzema pas fitores së Realit

Real Madridi arriti të fitojë ndeshjen e parë parasezonale, për vendin e tretë në “Audi Cup”, duke mposhtur Fenerbahcen me rezultatin 5-3,

Karim Benzema, i cili i shënoi tre gola në këtë ndeshje, nuk kalon në eufori.

Sulmuesi francez dëshiron që përqendrimi maksimal të jetë në fillimin e sezonit të ri 2019-2020.

“Më lejoni t’ju them diçka, quhet parasezon”, tha Benzema për gazetarë pas tripletës në fitoren e sotme.

“Parasezoni bëhet për ta arritur një nivel të lartë para se të nisë sezoni. Ne jemi duke punuar shumë në nivel fizik dhe në nivel taktik”, shtoi ai.

“Është normale të kritikohesh nëse e humb derbin, duke pësuar shtatë gola, po kjo mbetet në të kaluarën dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Iu bëj thirrje tifozëve të kenë besim te ne, sepse kemi nevojë për ta”, theksoi ai.

Related posts

NBA/ Clippers “thyen” Denver, nevojitet ndeshja e 7-të për përcaktimin e fituesit

F.autor

BARAZIMI PA GOLA NDAJ FREIBURG/ Werder Bremen i kujton lëvizjen fantastike të Rashicës në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist: Momenti i duhur për të hedhur “KO” rivalët e Mercedes

Delo.autor

Leave a Comment