Futboll Seria A Sport

INTER LARGON NJË TJETËR LOJTAR/ Nisin negociatat me klubet e interesuara, ja emrat

Përveç afrimeve, tek Interi po mendojnë edhe për largimet, ku lojtari tjetër që mund të largohet nga italianët është Zhoao Mario.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, mesfushori nuk është në planet e zikaltërve për sezonin e ardhshëm dhe po vlerësojnë ofertat e ardhura në drejtim të tij.

Në këto momente drejtuesit e Interit, po nisin kontaktet e para me klubet e interesuara për portugezin. Brigtoni dhe Monako kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit në skuadrat e tyre, me francezët që gjithashtu interesohen edhe për Ivan Perisiç. Brigtoni duhet të nxitojë nëse vërtetë dëshiron të marrë lojtarin, pasi nuk kanë edhe shumë kohë, duke ditur që merkato në Angli mbyllet në 8 gusht.

Zhoao Mario u transferua me bujë nga Sportingu i Lisbonës në 2016, por asnjëherë nuk arriti të bindë drejtuesit e Interit me paraqitjet e tij, të cilët para një sezoni e kishin dhënë në huazim tek Uest Hemi, në Premier Ligë. Ndërsa tani kanë vendosur shitjen përfundimtare, të 26-vjeçarit.

Related posts

DO TË PËRBALLEN ME BARCELONËN NË CHAMPIONS/ Van Dijk në hall: Kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur

Delo.autor

NGA STËRVITJA TEK GJUMI/ Sekreti i rinisë së “përjetshme”, dieta me 6 vakte e CR7

Delo.autor

BASKETBOLL/ Partizani bie në kohën shtesë, Tirana Barleti fiton Kupën e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment