Futboll Sport

E BUJSHME/ Patizani – Sheriff Tiraspol, dalin pamje të tjera që vërtetojnë se goli duhej anuluar (VIDEO)

Partizani zhvilloi ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Europa League në transfertë kundër Sheriff Tiraspol.

Sherif Tiraspol arriti të kualifikohej  me rezultatin e përgjithshëm 2-1 dhe kaloi në turin tjetër.

Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, me golin e shënuar në minutën e 29-të nga Asani.

Në fraksionin e dytë, moldavët shënojnë në minutën e 63-të një gol të diskutueshëm, duke barazuar shifrat.

Barazimi do të vinte mes polemikave, pasi goli i vendasve fillimisht u anulua nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje e pastaj u kthye nga kryesori.

Ky ishte dhe goli që i dha kualifikimin vendësve.

Mirëpo në kronikën e lajmeve të përgatitur nga televizioni i Tiraspolit “TCB online” transmetohej edhe një pamje nga një kamerë anësore e stadiumit, që tregon qartë se në momentin e nisjes së topit, është Balima, që pengon Brojën, edhe pse autori i golit, N’Diaje, gjendet në pozicion të rregullt.

Në bazë të rregullores së re, nëse një lojtar pengon lojtarin mbrojtës (interferon), konkretisht Brojën, atëherë goli duhet anuluar, sepse konsiderohet pozicion jashtë loje.

ImageImage

 

 

Related posts

EUROPA LEAGUE/ I shënoi Celtic me stil “alla Insigne”, Uzuni zgjidhet lojtari më i mirë i Ferencvaros

Delo.autor

PAS TRYEZËS SË “FSHF” ME QEVERINË/ Bojkoti merr fund, ja njoftimi i Federatës për klubet

Delo.autor

SKANDAL/ Arrestohet ish-Presidenti i UEFA-s Platini

Delo.autor

Leave a Comment