Futboll Sport

ÇËSHTJA GRIEZMAN/ Atletico Madrid merr vendimin final mbi padinë saj ndaj Barcelonës (FOTO)

Largimi i Antoine Griezmann për te Barcelona, ka qenë mjaft i diskutueshëm.

Atletico Madrid  akuzonte ish-lojtarin e saj dhe kampionen e spanjës se kishin negociuar në mënyrë të fshehtë midis tyre që në mars.

Klubi madrilen kishte paraqitur një padi për skuadrën katalanasve, ku i kërkonte 200 milion euro, klauzolë që kishte lojtari në qoftë se klubet dëshironin të blinin.

Griezmann u trensferua nga “loscolchoneros” tek barca për shifrën e 120 milion eurove por Atletico kërkonte dhe 80 milion të tjera.

Por sipas asaj që raporton “Sport”  klubi madrilen e ka tërhequr ankesën e saj shumë shpejt, duke qenë e vetëdijshme se kishte pak mundësi që kjo të rezultonte në një sanksion për skuadrën e Barcelonës.

Pra dosja Griezmann tashmë është mbyllur përfundimisht.

Image

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Laçi mposht “vlonjatët” me përmbysje

Delo.autor

BOKSIERI AMERIKAN I PAMPOSHTUR/ Mayweather gati për një duel “show”, ja shuma marramendëse që i kanë ofruar

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat e lira në Suzuka, tajfuni mbyll pistën të shtunën

Delo.autor

Leave a Comment