Futboll Sport

SARRI I SËMURË/ Juventusi zyrtarisht konfirmon mungesen e tij në dy ndeshjet e para të Seria A

Juventusi ka konfirmuar që Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankë kundër Parmës apo Napolit derisa “të shërohet plotësisht” nga pneumonia

Një deklaratë e lansuar sonte ka thënë se ai do të mungojë në dy ndeshjet e para të Serie A.

Kjo përfshin edhe ndeshjen kundër ish klubit të tij, Napoli, e cila pritet të jetë e tensionuar dhe emocionale në Torino dhe që zhvillohet më 31 gusht.

Seria A fillon këtë të shtunë ku Juve përballet me Parmën në Stadio Tardini.

“Sarri ka bërë disa teste të reja mjekësore sot, të cilat kanë treguar se ka pasur përmirësime në shërim”, shkruan në deklaratë.

“Për ta kompletuar shërimin nga pneumonia duhet që ai të jetë edhe dy javë që do të thotë nuk do të jetë në bankë për dy ndeshjet e para të Serie A kundër Parmësdhe Napolit”.

Related posts

ZYRTARIZOHET AXHENDA E SERIE A/ Ja datat e sezonit të ri futbollistik 2019-2020

Delo.autor

Idriz Batha kontratë 3-vjeçare te Larisa, ja sa do të përfitojë

Isa.Autor

“TOKYO 2020″/ Përfundon gara e 3 mijë metrave me pengesa, ja çfarë vendi u pozicionua Luiza Gega…

Delo.autor

Leave a Comment