Futboll Seria A Sport

DILEMA PËR KLUBIN E RI/ Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

Mauro Icardi do të stërvitet me skuadrën në seancën e programuar nga trajneri Antonio Conte, ku nuk do të lejohet asnjë tifoz dhe asnjë person i shtypit për ta ndjekur nga “San Siro”.

“Sport Mediaset” ka shkruar në orët e fundit se ish-kapiteni do të jetë pjesë e skuadrës sonte në stërvitje dhe është pikërisht dëshira e sulmuesit që kërkon të tregojë vlerat e tij para syve të trajnerit Conte.

Icardi ka dhënë sinjale se nuk ka në plan të lëvizë nga Milano, aty ku po pret ndërtimin e shtëpisë së re të tij, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, e cila shkroi: “Edhe një tjetër vit së bashku”, në një foto me gratë e lojtarëve zikaltër, në festën e ditëlindjes së Lautaro Martinez.

Related posts

“DËSHIRA PËR EVOLIM DHE…”/ Gazidis: Jam i emocionuar për atë që na pret

Delo.autor

PRITET TË LUHET FINALJA E KUPËS NË FUNDJAVË/ Tifozët holandez japin shfaqjen spektakolare për ekipin e Brojës

Delo.autor

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ REALI në “hall”: Madrilenët dërgojnë “spiunë” në Romë

Isa.Autor

Leave a Comment