Futboll Sport

E KONFIRMON/ Trajneri i PSG-së: Neymari mund të…

Neymari mund ta bëjë paraqitjen e parë për Paris Saint-Germainin në këtë sezon të ri të dielën, në ndeshjen kundër Toulouse. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje.

Braziliani e ka bërë të qartë se ai dëshiron të largohet nga Parc des Princes gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ish-klubi i tij Barcelona dhe Real Madridi kanë shprehur interesim për ta sjellë atë edhe një herë në Spanjë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër negociatave me të dyja klubet, asnjë marrëveshje nuk është arritur ende. Kjo ka bërë që Neymari të mbetet në huti me vetëm dhjetë ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, më 2 shtator.

Për shkak të dyshimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij, sulmuesi brazilian ka munguar në të dyja ndeshjet hapëse të PSG-së në sezonin e ri të Ligue 1. Por, Tuchel e ka pranuar se nëse situata e Neymarit vendoset në 24 orët e ardhshme, ai mund të luajë të dielën.

“Neymari mund të luajë nëse situata mes tij dhe klubit qartësohet nesër. Ai është gati të luajë, por sot situata nuk është e qartë, ndoshta do të jetë nesër”, është shprehur Tuchel në konferencën për shtyp.

Sipas prestigjiozes franceze, L’Equipe, tensionet mes PSG-së dhe Neymarit janë lehtësuar paksa dhe burime nga brenda klubit thonë se “nuk ka më luftë mes dy palëve”.

Related posts

TRAJNERI I INTERIT SPALLETI/ Djemtë bënë atë që i kërkuan tifozët, Barcelona…

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Chelsea tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampard

Delo.autor

SUPER SFIDA WILDER-OTTO WALLIN/ Konfirmohet data e ndeshjes, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

Leave a Comment