Futboll Ligue 1

DO TË MUNGOJË 4 JAVË/ Ja deklarata e Mbappe pas dëmtimit (FOTO)

Buletini i parë mjekësor i dhënë nga skuadra e PSG-së shprehej se sulmuesi francez Kylian Mbappe do të mungojë të paktën 4 javë, pas dëmtimit të pësuar në pulpën e këmbës së majtë. Megjithatë, lojtari shpreson të jetë në dispozicion më herët.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Instagram”, Mbappe shkruan: “Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet. Unë do të nis që sot nga faza e rehabilitimit, në mënyrë që të rikthehem sa më shpejt, për të ndihmuar ekipin tim dhe kombëtaren sa më shpejt të jetë e mundur”.

Mbappe u dëmtua fundjavën e kaluar në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Touluse së bashku me shokun e tij të skuadrës, sulmuesin tjetër Edinson Cavani. Edhe uruguajani do të mungojë të paktën 3 javë.

Related posts

U MPOSHTËN NGA KAMPIONËT E EUROPËS/ Klubi i Premier League shkarkon trajnerin…

Delo.autor

KATAR 2022/ Anglia publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Shqipërisë, ka surpriza

Delo.autor

DOUGLAS COSTA ZIHET NGUSHT/ Sulmuesi tregon dallimin ndërmjet Ronaldos dhe Lewandowskit

Delo.autor

Leave a Comment