Futboll Kategoria Superiore Sport

THYHET TABUJA 22-VJEÇARE/ Partizani triumfon në fushën e Gjirokastrës

Partizani arriti të fitonte në javën e dytë të Kategorisë Superiore, me shifrat 0-1 ndaj Luftëtarit në transfertë, e duke thyer tabunë 22-vjeçare, ku nuk triumfonte në fushën e Gjirokastrës.

Takimi nisi me me nga një rast për të dyja ekipet që në minutat e para, por portierët respektivë bënë detyrën. Më tej, goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 15-të, ku në një goditje këndi, topi shkoi tek Bruno Telushi, i cili me kokë, çoi topin në një cep që nuk mund të ndalej.

Partizani pati raste të mira shënimi me Braun apo Kordeiron, por portieri i bluzinjve, Paiteris, shpëtoi mrekullisht portën e tij.

Në pjesën e dytë, “demat e kuq” administruan mjaft mirë avantazhin, por duhet theksuar se pati edhe raste me Braun apo Bitrin, të cilat u ndalën sërish nga Paiteris. Goditjen e Filit ishin shumë pak për ekipin e Duros, që nuk rrezikoi për të mposhtur portën e Alban Hoxhës.

Në fund, Partizani merr 3 pikët e para në këtë edicion, ndërsa mbetet sërish në kuotën e 0 pikëve ekipi i Luftëtarit.

Related posts

SHIRITI I HEDHUR NGA PORTUGEZI/ Del Piero kritikon Ronaldon: Ishte gjest i ekzagjeruar, nuk mund të…

Delo.autor

KAOS/ Agnelli sqaron largimin e Marottës nga Juventusi: Do të ndryshojë vetëm…

Isa.Autor

VIDEO/ Burnley barazon shifrat ndaj Liverpool, Gudmundsson autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment