Bundesliga

Legjenda e portës së Bayern Munchen rrëfen pengun e karrierës

Ish-portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Oliver Khan, thotë se është penduar që nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për t’iu bashkuar Manchester United gjatë karrierës së tij.

Khan u transferua te Bayern nga Karlsruher në vitin 1994, dhe i kaloi atje 14 vitet e ardhshme, duke fituar tetë tituj të ligës, gjashtë kupa DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2000-2001.

Në fund të karrierës së tij, Alex Ferguson i kishte dhënë mundësinë Kahnit të nënshkruante me Unitedin, por ai kishte zgjedhur ta mbyllte karrierën te Bayern, vendim për të cilin tashmë është penduar.

“Alex Ferguson ende nuk pajtohet me mua”, ka thënë Kahn për “Bild”.

“Ai ishte i bindur se do t’i bashkohesha Manchester Unitedit në vitin 2003 apo 2004, por të ndërtoja një epokë në Bayern ishte më e rëndësishme për mua. Por, kur shikoj pak, besoj se duhet ta bëja. Do të kishte qenë një sfidë e fundit për mua”, ka shpjeguar portieri legjendar i Gjermanisë dhe i Bayern Munchen.

Related posts

Aubameyang: Hapi tjetër është burgu

Q.Autor

ANALIZA/ Ja pse sulmuesi Sane sjell Champions Leaguen në Mynih

Delo.autor

FITON TROFE ÇDO 11 NDESHJE/ Statistikat e frikshme të Hansi Flick, ka më shumë kupa se… humbje

Delo.autor

Leave a Comment