Gossip

MIHAJLOVIÇ KTHEHET NË SHTËPI/ Festë dhe surprizë nga familjarët (FOTO)

Video/ Mihajloviç kthehet në shtëpi, festë dhe surprizë nga familjarët

Mbrëmjen e djeshme Sinisa Mihajloviç mori një përqafim virtual nga rreth 25 mijë tifozë të pranishëm në sfidën mes Bolognës dhe Spalit, por surprizat për trajnerin serb nuk përfunduan në stadiumin “Dall’Ara”.

Kjo pasi tekniku mungonte prej disa ditësh në shtëpi, për shkak të problemeve shëndetësore dhe u rikthye në banesën e tij mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes, ku u përball me një ambient të dekoruar me kujdes nga bashkëshortja e tij Arianna.

Ishte pikërisht kjo e fundit që shpërndau një video në rrjetet sociale, ku tregonte se si e kishin pritur rikthimin e Mihajloviç në shtëpi, bashkë me fëmijët e çiftit. Sinisa Mihajloviç është diagnostikuar me tumor dhe po lufton për të mposhtur sëmundjen e rëndë, por paralelisht po vijon të drejtojë skuadrën e Bolognës në stol.

Related posts

NUK “KURSEHET”/ Georgina Rodriguez i bën dhurata luksoze vajzës së Alvaro Moratës (FOTO)

F.autor

E PAZAKONTË/ Përdori GRUAN për njoftime të “nxehta”, 6 muaj BURG për ish-futbollistin e njohur

Isa.Autor

REBELOHET PARTNERJA E PILOTIT MARC MARQUEZ/ Lusia Rivera i përgjigjet kritikave: Pozat e mia shkaktojnë skandal…

Delo.autor

Leave a Comment