Futboll Kombëtarja Sport

IRONIZON PANUCCIN/ Strakosha: Shyqyr Zotit që kësaj here erdha në kohë…

Shqipëria do të përballet ditën e shtunë me Francën, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën e zhvilluar në Durrës, në ditën e parë të grumbullimit, teksa u shpreh: “Këto 2 ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në garë për t’u kualifikuar apo jo. E dimë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishme, por nuk duhet të mbingarkohemi.

Duhet të jemi pozitivë, të stërvitemi mirë dhe të shohim çfarë do ndodhi. Të dyja janë sfida të rëndësishme. E ka trajneri në dorë se kush do aktivizohet. Unë ndihem mirë.

Unë gjithmonë e kam thënë, konkurrenca është pozitive. Njihem me Berishën prej 6 vitesh. Në Kombëtare nuk ka rëndësi kush do luajë, rëndësi ka që ne të fitojmë. Kush luan e ka trajneri në dorë”.

Kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Panucci, Strakosha u dënua nga ish-trajneri pasi humbi avionin dhe nuk erdhi në kohë në grumbullim.

Strakosha në një farë mënyre ironizon Panuccin, ku thotë: Shyqyr Zotit që kësaj here erdha në kohë. Gjithçka perfekte”.

Related posts

Pilar frymëzon kapitenin e Spanjës para ndeshjes me… (FOTO)

Sadik.Autor

Karamoh: Për Interin nuk u mendova dy herë, pres shansin tim

Sadik.Autor

JO VETËM CONTE/ Gati “flijimi” i radhës tek Inter-i. “Demi” Lautaro drejt gjigandëve spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment