Futboll Sport

EURO 2020/ “Gjermania bën “vetëvrasje”, De Ligt e kthen në lojë. Ja “perla” (VIDEO)

Holanda ka përmbysur rezultatin kundër Gjermanisë në pjesën e dytë.

Pas goli të barazimit të De Jong në minutën e 59-të, skuadra e Koeman ka kaluar në avantazh në të 66-ën falë një autogoli.

Manuel Neuer ka ndalur goditjen me kokë të Van Dijk me një pritje të mrekullueshme, por është ndëshkuar nga shoku i tij i skuadrës, Tah, i cili ka dërguar topin në portën e tij.

Reagimi i gjermanëve ka ardhur në minutën e 72-të, me Kroos që ka barazuar nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga De Ligt.

Related posts

“GABOVA ME TIFOZËT SHQIPTARË”/ Swiderski pranon fajin: Ndikuan emocionet e golit

Delo.autor

ZYRTARE: Një lajm i mirë dhe një i keq për Bayernin para ndeshjes me Realin

Sadik.Autor

ARSENAL-SLAVIA PRAGUE/ Granit Xhaka nis titullar, “Topçinjtë” kërkojnë fitoren FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment