Futboll Sport

VJEN REAGIMI ZYRTAR PAS SKANDALIT/ Kreu i Federatës Franceze i kërkon ndjesë Dukës për ngatërrimin e himnit

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i ka dërguar një letër faljeje direkt presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas gafës së organizatorëve francezë me himnin shqiptar, para nisjes së takimit Francë-Shqipëri më datë 7 shtator.

Presidenti i FFF-së, i shpreh ndjesën e tij Dukës, dhe lavdëron delegacionin shqiptar për profesionalizmin në ato momente turpëruese për francezët.

Letra e plotë:

“I dashur President.

Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, ju lutem pranoni sërish keqardhjen dhe faljen time të sinqertë për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë tifozëve Shqiptarë pas luajtjes gabim të himnit kombëtar para nisjes së ndeshjes kualifikuese mes Francës dhe Shqipërisë, të mbajtur të shtunën e kaluar.

Për më tepër, pavarësisht ngathtësisë të dukshme, do doja të lavdëroja ndjenjën e jashtëzakonshme të “fair-play” dhe profesionalizmit nga delegacioni shqiptar gjatë incidentit turpërues.

Sinqerisht shpresoj se kjo situatë kompromentuese nuk do ndikojë në marrëdhënien, dhe veçanërisht në miqësinë, mes Kombëtareve tona, dhe do jemi në gjendje të ndjekim bashkëpunimin për të mirën e futbollit.

Sinqerisht, Noel Le Graet”.

Related posts

Neymar i shpall luftë Barcelonës

Q.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mesfushori Aleksi: Jemi fituesit në fuqi të Kupës, ja pse besoj te mbyllja perfekte e sezonit

Delo.autor

GODITJE DYSHE NË DITËN E FUNDIT TË MERKATOS/ Barcelona siguron zëvendësuesin e Suarezit dhe i “rrëmben” mbrojtësin Sitit

Delo.autor

Leave a Comment