Ekskluzive Futboll La Liga Sport

BESON TEK TRAJNERI DHE TEK LOJTARËT/ Florentino Perez: Suksesi bëri që Real Madrid të humbasë…

Florentino Perez beson se suksesi i vetë Real Madridit është arsyeja pas paraqitjeve të dobëta gjatë vitit të kaluar.

Pasi fitoi tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve, Los Blancos pësoi një sezon të tmerrshëm 2018/19.

“Suksesi ynë na bëri të humbasim intensitetin tonë,” shpjegoi Perez.

“Ne duhet ta rimarrim atë. Këta lojtarë dhe ky trajner na bëri kampionë, kështu që ata do ta bëjnë përsëri. Sezoni i kaluar nuk ishte i mirë dhe ne duhet të reflektojmë me kritika”.

Presidenti shtoi se Madridi do të vazhdojë të ecë përpara duke u përqëndruar në zhvillimin dhe nënshkrimin e talenteve të rinj, ndërsa ai gjithashtu tha se ata nuk mund të arrinin marrëveshjen me Paul Pogba për shkak se Manchester United u tërhoq për ta shitur. /AlpeSport.al

Related posts

SI KURRË MË PARË/ Solskjaer mesazh direkt për futbollistët e tij: Është në dorë të tyre që të…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Milanit i jep fund huazimeve, arrin akordin për 3 vite me klubin francez…

Delo.autor

U MUNDËN NGA SKOCIA/ Starova: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, ja defektet e Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment