Kristian Eriksen me shumë mundësi do të largohet nga Totenhemi në fund të sezonit dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Futbollistit i skadon kontrata me “Spërsat” në qershor të 2020-ës dhe mund të largohet si një lojtar i lirë. Juventusi dhe Real Madridi po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me danezin, për ta marrë atë me parametra zero, në merkaton e verës.
Megjithatë nuk janë vetëm këto dy skuadra që duan mesfushorin në ekipet e tyre respektive.
Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, kohët e fundit interes për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit ka shfaqur edhe PSG-ja. Francezët pritet të nisin kontaktet së shpejti me finalistin e Ligës së Kampionëve, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë atë në “Parc de Prince”.
Mesa duket do të kemi një garë të fortë për Eriksen ne merkaton e verës, pasi lojtari ndiqet nga shumë klube.