Premier League

Ish-mbrojtësi i Arsenalit: Ditët e Wengerit janë të numëruara

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, beson se ditët e Arsene Wengerit në “Emirates” tashmë janë të numëruara.

Arsenali ka rënë në vendin e shtatë në tabelën e Premier Ligës dhe së fundmi po i mungon frymëzimi. Të mërkurën mbrëma “Gunners” barazuan pa gola me West Hamin dhe kështu kanë tri ndeshje pa fitore, transmeton Express.

Në veçanti Arsenali është duke kaluar nëpër formë shumë të dobët në udhëtim, pasi në nëntë ndeshje i ka fituar vetëm nëntë pikë.

“Tani duket se Arsene Wenger nuk do t’ia dalë ta çojë Arsenalin në Ligë të Kampionëve dhe pyetjet do të ngrihen përsëri – a do të jetë ai këtu edhe sezonin e tjetër? Duket se ky është fundi”, ka thënë ai për BT Sport.

 

Related posts

STATISTIKAT/ Broja është lideri i ri i Premier, vetëm një zbulim i Manchester United rivalizon me shqiptarin

Delo.autor

SURPRIZA PER NDESHJEN NDAJ BRESCIAS/ Sarri rikthen “Luftëtarin”, vendim të fortë për Ronaldon

Delo.autor

DËMTIMI HORROR/ Firmino: Kisha FRIKË, mendova se do të HUMBISJA SHIKIMIN, tani jam…

Isa.Autor

Leave a Comment