Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenali fiton me talentët, Strakosha ndëshkon Lazion

Arsenali ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-0 ndaj Frankfurtit në Gjermani. Emery i kishte besuar të rinjve për këtë ndeshje, duke mbajtur të freskët disa prej titullarëve. Megjithatë, Topçinjtë bënë një ndeshje të mirë, megjithëse në minutat e para vuajti presionin e vendasve. Ishte goli i Willock ai ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 38’ të takimit.

Frankfurt duhet të luante minutat e fundit me një lojtar më pak pas të verdhit të dytë të Kohr. Topçinjtë e kishin shumë të thjeshtë të depërtonin më prapavijën kundërshtare dhe të shënonin dy gola të tjerë me Saka dhe Aubameyang. Saka është lojtari më i ri që shënon në Europë për Arsenalin që prej vitit 2008.

Lazio ka humbur 2-1 ndaj CFR Cluj në Rumani. Italianët mund të kishin marrë një barazim po të mos ishte për gafën e Thomas Strakoshës i cili bëri një dalje të gabuar te goli i fitores i shënuar nga Omrani nga vendasit.

Lazio e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar golin e avantazhit me Bastos, por Deac ka barazuar përpara fundit të pjesës së parë, ndërsa Omrani vendosi fitoren. Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe gafën e Strakoshës.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Barcelona përmbys në ndeshjen e kthimit, kalon në çerekfinale

Delo.autor

Solari bën ndryshime te Reali për klasiken me Barcelonën. Lista e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ PORTOS NË CHAMPIONS/ Tuchel: Ne favoritë? Shkoni pyesni në Torino nëse kjo na ndihmon…

Delo.autor

Leave a Comment