Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË SËRISH ME PËRMBYSJE/ Ekipi i Sarrit mposht Brescian dhe i merr “Zikaltërve” vendin e parë

Juventusi mposhti ditën e sotme Breshan në transfertë me shifrat 1-2, në takimin e vlefshëm për javën e pestë.

Ekipi i Sarrit, mori 3 pikët, por sërish me përmbysje, ashtu si ndaj Veronës ditën e shtunë. Sfida filloi në “malore” për bardhezinjtë, teksa që në minutën e katërt, një goditje shumë e fortë e Donarumës, nuk u ndalua dot nga Shezni, dhe vendasit kaluan në avantazh.

Minutat më pas, Juvja rriti menjëherë dozën e sulmeve, dhe dukej se goli ishte në “ajër”. Por, barazimi erdhi vetëm në minutën e 40-të, ku në një goditje këndi, ishte Kançelor që shtyu topin në portën e tij.

Në pjesën e dytë, në një goditje dënimi në minutën e 63-të, Miralem Pjaniç goditi fort me të djathtën, dhe shënoi të dytin për ekipin e tij, duke kompletuar përmbysjen. Deri në fund nuk pati më gola, dhe Juventusi shkon në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se Interi, dhe momentalisht merr vendin e parë ndaj zikaltërve me një pikë më shumë, që takimin e tyre e luajnë nesër ndaj Lacios.

Related posts

SHQIPËRI-ÇEKI/ Në ‘Air Albania’ edhe Ballist Morina

F.autor

CHAMPIONS/ Pas 18 minutash lojë, Gnabry zhbllokon sfidën për Bayern me një “raketë” (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ City thellon avantazhin, shënon golin e tretë Aguero

Delo.autor

Leave a Comment