Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Komisioni i Disiplinës publikon vendimet, dënohet Tirana. Musolli dhe Torasa…

Kështu, klubi i Tiranës është dënuar me 100 mijë lekë të reja gjobë, për sjelljen e gabuar të tifozëve në takimin e fundit ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”.

Për sherrin mes Torasës dhe Musollit, që filloi në fushë e më tej vijoi edhe në tunelin e stadiumit, Disiplina është mjaftuar me një paralajmërim, dhe në rast përsëritje ata njoftohen se do jenë subjekt i masave ndëshkimore. Më tej, ka edhe pezullime nga futbolli i moshave. Më poshtë, vendimet e plota.

VENDIMET

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj, në bazë të Nenit 65/2 dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  2. Lojtari i KF “Tirana”, Agustin Torassa, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.
  3. Lojtari i KF “Kukësi”, Besart Musolli, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi I Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.
  4. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Kledi Isaku, për provokim ndaj publikut, në bazë të Nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Lojtari i KF “Shkëndija” U-19, Ergi Ajazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. Lojtari i KF “Besa” U-19, Gevi Madani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  7. Zyrtari i FC “Flamurtari” U-17, Robert Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit kundërshtar, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

21

Related posts

U KONSIDERUA SI NJË TALENT TEK INTER/ Yli Esposito nuk gjen vend as tek skuadrat e Serie B, “Zikaltërit marrin vendimin

Delo.autor

E PABESUESHME NË MONZA/ Kontakt mes Hamilton e Verstappen, mbyllin para kohe garën (VIDEO)

Delo.autor

“DO TË JETË MË I MIRË SE VINICIUS”, tifozët e Real Madridit mezi presin ardhjen e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment