Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES ME GOLEADË NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Dritan Sadedini: Nuk presim asgjë, luftojmë për…

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, foli pas humbjes së thellë 5-0 në transfertë ndaj Bylisit.

Sadedini duket i zhgënjyer nga humbja e thellë, por shprehet se nuk pret ndonjë të re, vetëm që të rritet dita-ditës me lojtarët që ka.

Çfarë nuk shkoi?

Ndeshja ishte e vështirë. E prisnim një ndeshje të vështirë, rezultati është i ekzagjëruar.

Çfarë prisni për të ardhmen?

Nuk presim asgjë. Ndryshimin e duam dita-ditës. Kemi vështirësitë tona, dhe prandaj vijnë edhe këto rezultate.

Prisnim diçka më tepër…

E vërtetë që me Laçin morëm një pikë, por ne teknikët e dimë si shkojnë gjërat. Nuk mund t’i gëzoheshh një pike, kur ekipi ka vështirësi. I dinim si i kishim punët edhe këtë ndeshje.

Thatë që nuk prisni asgjë. Kërkoni që diçka të ndryshojë, me çfarë motivi do e drejtoni këtë Flamurtar?

Motivi është dita-ditës, i dimë vështirësitë. Java-javës, duam të marrim pikët. Të rritemi fizikisht dhe taktikisht. Jemi në shtator, merkato është mbyllur. Nuk afrojmë dot të tjerë. Do punojmë të ecim para me lojtarët që kemi.

Related posts

I PUBLIKUAN PAMJET DUKE ZHVENDOSUR MAKINAT/ Tregon fqinji Ronaldos: E bën çdo vit sepse…

Delo.autor

“JAM STËRVITUR ME ATË”/ Mbrojtësi Florenzi: Ndoshta është më i forti në botë. Nuk ndalet as në “PlayStation”

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: PSG nuk përmbahet, shënon edhe Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment