Futboll Seria A Sport

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Emisioni i famshëm italian jep çmimin “special” për Paolo Maldinin

Milani pësoi ditën e djeshme humbjen e tretë radhazi përballë Fiorentinës, mes fërshëllimave nga tifozët e vet në “San Siro”, e tashmë mban vendin e 16-të në renditje.

Ky ishte starti më i keq i sezonit në 81 vite, dhe për këtë arsye, emisioni i famshëm italian, “Striscia la notizia”, në puntatën e sotme, i ka dhënë Paolo Maldinit, “Tapirin e Artë”.

“Për shumë vite Milani nuk ka qenë në nivelin e dikurshëm. Është një dhimbje e madhe për të gjithë ata që e dashurojnë këtë skuadër” – pranoi ish-kapiteni legjendar i Milanit, teksa mori çmimin simbolik.

Kujtojmë që prej vitesh, ky emision jep çmimin me kafshën e tapirit, për persona që kohët e fundit kanë kaluar ndonjë ngjarje turpëruese apo të keqe, siç është cilësuar kjo periudhë që po kalon Milani. Më herët, këtë çmim e kanë marrë edhe lojtarë si Xhanluixhi Donaruma, Xhanluixhi Bufon apo Daniele De Rosi.

Related posts

Seedorf: Gattuso e ka rikthyer në nivele te larta Milanin

Sadik.Autor

ISCO E MILIK/ Ja plani i “Zonjës” për t’i sjellë në urdhrat e Andrea Pirlos

Delo.autor

Gazetari zviceran e kritikoi, por ja cila është përgjigja e Behramit

Sadik.Autor

Leave a Comment