Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu i plotë, përgatitet në Korçë për Flamurtarin

 Menjëherë pas ndeshjes së të dielës ndaj Vllaznisë, ekipi kryesues i Superiores është grumbulluar në Korçë, ku do t’i zhvillojë përgatitjet për supersfidën e javës së 18-të, ndaj Flamurtarit. Pra, juglindorët janë zhvendosur nga “Resort Tropikal” i Durrësit në shtëpi, për t’u klimatizuar me kushtet klimaterike në “qytetin e serenatave”.
Skënderbeu ka zbritur në fushë pasditen e së hënës nën drejtimin e stafit teknik, teksa u zhvillua një seancë stërvitore tek anekset e stadiumit. Ekipi kuqebardhë u stërvit i ndarë në 2 grupe: pjesa e futbollistëve që luajtën titullarë ndaj Vllaznisë zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër zhvilloi programin e plotë stërvitor. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe në gjendje optimal, i gjithi në dispozicion të stafit teknik.
Përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit do të vijojnë sot nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Kujtojmë se kryendeshja e javës së 19-të të Superiores, Skënderbeu-Flamurtari, do të luhet të premten, më 9 shkurt, ora 18:00.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Kthesa e Dinamos fillon që nga grumbullimi, “nëndetësja” zhvendoset pranë bregdetit

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kukësi: Zgjat vetëm 2 minuta festa e vlonjatëve, era dhe Rroca rikthejnë në avantazh verilindorët (VIDEO)

Delo.autor

FLAMURTARI-LUFTËTARI/ “Festival” golash! Vlonjatët “argëtohen” me skuadrën gjirokastrite (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment