Futboll Sport

“MBANI FRYMËN MIQ”/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë anti-Turqi, Reja hedh në sulm… (FOTO)

Shqipëria do të luajë një finale të vërtetë në Stamboll përballë Turqisë vendase, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të minimizonte totalisht shanset e kuqezinjve për të synuar kualifikimin në Kampionatin Europian.

Ditën e fundit, disa lojtarë kanë shfaqur shqetësime të vogla dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize të madhe, por zgjedhjet e trajnerit janë të bazuara te formacioni i atyre që siguroi fitoren ndaj Islandës.

Mungesa e Elseid Hysajt është diskutimi më i madh që ka shoqëruar Kombëtaren përgjatë gjithë këtij grumbullimi. Odise Roshi pritet që të jetë i përzgjedhur për këtë rol, por dje trajneri ka vënë jo pak dyshime teksa ka shprehur se mesfushori ka disa shqetësime në kavilje.

Si alternativë në linjën e djathtë, krahas fierakut, është testuar edhe Frederik Veseli. Në rast të konfirmimit të Roshit, atëherë pritet që vetë Veseli të jetë në fushë, por në një rol natyral si ai i mbrojtësit të majtë në linjën me 3. Në rastin e një mungese ose mosgjendje maksimale të fierakut për të startuar titullar, atëherë Veseli postohet në linjën e djathtë dhe fiton terren Dermaku.

Ndërsa nga krahët do të luajnë Lenjani në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Manaj-Cikalleshi, që bindi ndaj Islandës me gola dhe asiste.

Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë sipas ‘Panorama Sport’:

Image

Related posts

RINOVIM PËR RAHEM STERLING/ Tani është anglezi më i paguar

Isa.Autor

Jorge Sampaoli merr vendimin pas eliminimit të Argjentinës nga Botërori

Sadik.Autor

GJIGANDI GJERMAN RRIT OFERTËN/ “Bavarezët” ofrojnë 33 milionë euro për talentin e Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment