Futboll Ligue 1

Kupa e Francës / Tripleta e Di Maria-s kalon PSG në gjysmëfinale

Paris Saint-Germain nuk e ka pasur shumë të vështirë ndeshjen e 1/8-ave ndaj Sochaux në Stade Auguste Bonal teksa ka mundur vendasit me rezultatin 4-1. Me këtë fitore të besuarit e Unai Emery kanë kaluar në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Një kompeticion ku kryeqytetasit janë favoritët për të ngritur trofeun në fund të sezonit dhe këtë e vërtetuan edhe mbrëmjen e sotme. Vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë të lojës me anë të Angel Di Maria. Sochaux u mundua të reagonte dhe barazon përkohësisht rezultatin me golin e Martin.

Por barazimi zgjati shumë pak pasi Edison Cavani rivendosi avantazhin në minutën e 28’. Pas pushimit është sërish Di Maria që shënon dy gola të tjerë duke kompletuar tripletën e tij dhe golin e katërt të ekipit që vulosi kalimin në fazën tjetër. Di Maria është duke kaluar një formë fantastike pasi e filloi jo mirë sezonin.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME FLAMURTARIN/ Marku: Ndihem mirë me pozicionin e ri, shpresojmë të…

Delo.autor

Kastrioti si Dortmundi, merr lojtarin me mbiemrin e “çuditshëm”

Sadik.Autor

Nuk u përshtat te Barça, Andre Gomes drejt Serisë A

Sadik.Autor

Leave a Comment