Futboll Seria A Sport

JO VETËM BARCELONA/ Një tjetër ekip interesohet për Lautaro Martinez

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Barcelona dëshiron të transferojë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

22-vjeçari është përshtatur shumë mirë me Mesin te Argjentina, dhe për këtë arsye drejtuesit e Barcelonës po mendojnë t’i bëjnë bashkë të dy futbollistët te katalanasit.

Megjithatë spanjollët nuk janë ekipi i vetëm që interesohet për të marrë shërbimet e lojtarit, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i një ekipi tjetër.

Sipas mediave angleze, Junajtid është në kërkim të një sulmuesi dhe drejtuesit kanë pikëtuar sulmuesin zikaltër. Lautaro pëlqehet shumë nga “Djajtë e Kuq”, të cilët në të ardhmen pritet të nisin një ofertë në drejtim të klubit italian.

Related posts

Momenti më i epik në historinë e Botërorëve ndër vite, ja kë zgjedhin tifozët!

Sadik.Autor

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ ATALANTËS/ De Laurentiis: Sa keq që nuk u përballëm me Juventus, ishim në formë

Delo.autor

Prapaskena/ Kjo është arsyeja pse Nainggolan është i zhgënjyer nga Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment