Futboll Premier League Sport

16 VITE PA HUMBJE NË “ANFIELD”/ “Të Kuqtë” mposhtin Manchester Cityn dhe nisin shkëputjen

Liverpuli ka mposhtur Mançester Sitin me rezultatin 3-1 në kryendeshjen e javës së 12-të në Premier Ligës duke marrë “arratinë”.

Ndërkohë vazhdon mallkimi për “qytetarët” të cilët nuk fitojnë prej 16 vitesh në “Anfield”, teksa skuadrës së Guardiolës, i duhet të pres ende për të thyer këtë tabu.

Guardiola

Vetëm 6 minuta ka zgjatur baraspesha, teksa të kuqtë e Jyrgen Klop gjen rrugën e rrjetës me anë të brazilianit Fabinjo. Kryesuesit e kampionatit nuk u mjaftuan vetëm me golin e shënuar në minutën e 6-të, teksa 7 minuta më pas ishte radha e Salah për të dyfishuar rezultatin! Nisje më të mirë për skuadrën e Klop nuk mund të kishte.

Në minutën e 51-të të kuqtë shënuan edhe golin e 3-të me anë të Mane, duke vrarë përfundimisht sfidën, ndërkohë që në minutën e 78-të, Silva, realizoi golin e nderit për “qytetarët”.

Salah

Me triumfin e sotëm, Liverpuli e thelloi diferencën nga Siti në +9, duke i rritur ndjeshëm shanset për fitimin e titullit kampion!

Related posts

Pellegrini transferohet te super skuadra e Premier Leagues

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Një epokë e re për klubin historik italian, sheiku i Mancester City bëhet pronar i ri

F.autor

PRESIDENTI HALILI PREMTOI 3 AFRIME/ Ja lojtari i parë që bashkohet me Tiranën

Delo.autor

Leave a Comment