Futboll Seria A Sport

A DO TË DËNOHET? Juventusi merr vendim për gjestin e Ronaldos pas zëvendësimit

Juventus ka marrë vendimin mbi rastin e shumë komentuar të Cristiano Ronaldo-s.

Paolo Dybala zuri vendin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të, teksa ky zëvendësim nuk u prit mirë nga ylli portugez, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

Pavarësisht këtij gjesti, Juventus ka vendosur të mos jap asnjë dënim për Cristiano Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo nuk do të gjobit apo dënohet nga Juventusi për reagimin e tij gjatë zëvendësimit në fitoren e tyre ndaj Milanit të dielën”, shkruan Goal.

Por, portugezi mund të dënohet nga Serie A ose UEFA, pasi ai ka zgjedhur të largohet nga stadiumi pa përfunduar ndeshja dhe pa bërë testet e anti-dopingut.

Cassano thotë se sipas rregullores lojtarët duhet të qëndrojnë deri në fundin e ndeshjes pasi mund të ketë ndonjë kontroll të rastësishëm.

Juventusi mposhti mbrëmjen e djeshme Milanin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Paolo Dybala në minutën e 77-të.

Related posts

PARTIZANI-TEUTA/ Përplasen mbrojtjet më të mira, të ekipet kërkojnë rikthimin tek fitorja

Delo.autor

“ISHTE FANTASTIKE”/ Klopp shijon suksesin përballë Leeds: Ndeshja më e bukur e sezonit

F.autor

Salah: Ja cili ishte momenti kur vendosa të largohem nga Chelsea…

Sadik.Autor

Leave a Comment