Sport Tennis

THEU RAKETËN PAS SHERRIT 15 MUAJ MË PARË/ Del në ankand për shumën marramendëse

15 muaj më parë u zhvillua finalja 2018 e grand slam të US Open për femra në tenis, ku tenistja japoneze Naomi Osaka fitoi 2-0 ndaj amerikanes Serena Williams. Një finale që mbahet mend për sherrin e madh që Serena pati me gjyqtarin e ndeshjes gjatë lojës, duke e akuzuar edhe për racizëm.

Gjithsesi, në atë ndeshje pati edhe momente të tjera, siç është ai kur tenistja amerikane theu raketën e saj të lojës, një “Wilson Blade 104”. Ky incident ndodhi në një moment irritimi në fushë, pas një pike të humbur. Ajo raketë e lojës natyrisht që nuk nuk mund të përdoret më, por për fansat vlen shumë.

Për këtë arsye, një kompani ankandesh, “Golden Auctions”, ka vendosur ta nxjerrë në shitje këtë raketë të thyer të Serema Williams. Kompania që e ka nxjerrë në shitje raketën pret që ofertat të shkojnë deri në 50 mijë dollarë.

Të gjithë të interesuarit kanë kohë deri më 7 dhjetor për të bërë ofertën e tyre. Çmimi bazë për shitjen e saj është 2000 dollarë, por shuma mund të shkojë edhe në 100 mijë dollarë.

Related posts

“PARTNERJA IME KA PROVUAR TË BËJË MË TË MIRËN”/ Qethja e mbrojtësit të Chelseat bën xhiron e rrjetit (FOTO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Allianz Stadium”, Belgjika realizon 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN TMERRIN KUR ERIKSEN PËSOI ATAK KARDIAK/ Ylli i Barcelonës: E kuptova menjëherë se kishte vdekur…

Delo.autor

Leave a Comment