Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Bylis. Rezultati 2-1

Do të startojë në orën 13:30 në “Elbasan Arena” sfida mes Kukësit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje, nga humbja, teksa do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive. Verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë si favoritë në këtë takim, ndërkohë nga ana tjetër, ballshiotët, janë surpriza e këtij sezoni, teksa momentalisht mbajnë vendin e dytë me 20 pikë në 12 javë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Shpëtim Duro vjen me formacionin e plotë, teksa janë rikthyer në skuadër lojtarë të rëndësishëm si Limaj, Musolli, Abazaj, Shkurtaj, të cilët munguan ndaj Laçit. Për sa i përket Bylisit, trajneri Dovedan nuk i ka kursyer ndryshimet, teksa ka aktivizuar nga minuta e parë, Ndrecën dhe Hadrojin.

KUKËSI-BYLIS 2-1

Abazaj 21′  / Guindo 44′ 

KOMENTI LIVE: 

47′ Ndreca rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin nuk kemi të bëjmë me penallti!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat në “Elbasan Arena” ,  Guindo gjen rrugën e rrjetës. Pas një asist të Muratajt, sulmuesi i skuadrës ballshiote godet saktë me kokë duke e dërguar topin në cepin e portës! 

38′ Këndore për Kukësin, aty ku Mëllugja rrezikon edhe autogolin, teksa Musolli tenton nga distanca por topi shkon shumë larg nga porta, duke mos e pasur forcën e duhur.

33′ Sapo futet në fushë, Celis ekezekuton bukur një goditje dënimi, por reagon mjaft mirë gardiani Xhika, i cili grushton topin!

32′ Zëvendësim i parë te Bylis, largohet nga fusha Ntepe, vendin e tij e zë braziliani Celis!

28′ Fantastik Dashamir Xhika, i cili i mohon një gol të sigurt pas tentativave të Ndrecës dhe Guindos! Vendimtare ndërhyrja e gardianit të skuadrës verilindore!

 25′ Sërish kërcënues Bylisi me Ndrecën, i cili provon me kokë nga brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat! 

21′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Kristal Abazaj kalon në avantazh skuadrën verilindore! Pas një asist të mrekullueshëm nga ana e Musollit, me të jashtmen, Abazaj shkëputet bukur nga e djathta, dhe me një goditje të kalibruar ka surprizuar portierin Hidi, duke tundur rrjetën! 

 

18′ Minuta më të mira për Bylisin, i cili shfaqet më kërkues në portën e Xhikës!

13′ Peposhi harkon nga e majta drejt zonës, del Xhika, i cili kontrollon gjithçka!

10′ Tjetër tentativë e Ndrecë nga distanca, kësaj here topi është shumë larg kuadratit!

8′ Kundërsulm i shpejt i Bylisin, Ndreca provon me të majtën nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën!

7′ Abazaj nga e djathta, provon të fusë një top të rrezikshëm te pika e penalltisë, por largon gjithçka Ntepe.

5′ Goditje dënimi për Bylisin nga e majta, topi shkon për Bajramajn, i cili provon ta devijojë drejt portës, por kontrollon gjithçka portieri Dashamir Xhika!

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Ethemi, Abzaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Bylis: Hidi, Janku, Ntephe, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe. Rezultati 2-0

Delo.autor

“TIRANA E MERITONTE FITOREN”/ Flet presidenti Demi pas humbjes: Nuk jam i zhgënjyer, por…

Delo.autor

Mbrojtësi i Laçit drejt shtetit fqinj/ Kurbinasit nuk e bindin dot kryeqytetasin

Sadik.Autor

Leave a Comment