Futboll Premier League Sport

PO “SHPËRTHEN” TEK INTER/ Gjigantët e Premier League futen në garë për “Demin” Martinez, ja emrat

Manchester City i është bashkuar Barcelonës në garën për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, sipas Sky Sport Italia.

Argjentinasi 22-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 13 gola në 19 ndeshje në Serie A dhe Champions League.

Barcelona nuk e ka fshehur asnjëherë interesin për sulmuesin, me Lionel Messi-n që ka nxitur klubin e tij të investojë te shoku i ekipit me Argjentinën.

Tani edhe Manchester City ka hyrë në garë dhe i ka vënë syrin klauzolës në kontratën e lojtarit.

Ajo është një klauzolë me vlerë 111 milionë euro, e cila mund të aktivizohet vetëm për disa javë gjatë verës nga klubet jashtë Italisë.

Anteri aktualisht është duke negociuar një rinovim me sulmuesin pasi kërkon të heqë klauzolën, ose ta ndryshojë.

Related posts

BARCELONA PAGUAN 120 MILIONË EURO/ Griezmann zyrtarisht futbollist i “katalanasve”

Delo.autor

VIDEO/ Roma ‘përmbys’ Beneventon, shënon dy gola të shpejtë

Q.Autor

“HISTORIA DO TË SHKRUHET EDHE NJËHERË”/ Ronaldo për rikthimin te Manchester United: Ferguson, kjo është për ty

Delo.autor

Leave a Comment