Futboll Sport

“PLESHTI” FITOI PËR TË GJASHTËN HERË “TOPIN E ARTË”/ Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte…

Vlerësim i jashtëzakonshëm për Lionel Messi, por rruga e Topit të Artë duhet të kalonte nga Liverpool.

Ky është mendimi i Jurgen Klopp në lidhje me dorëzimin e cmimit të 2019 të France Football.

“E kam thënë 500 mijë herë që Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, por duke menduar sezonin e fundit, nuk kam parë kurrë ndonjë mbrojtës të luajë mirë si Van Dijk: e meritonte ai Topin e Artë” ishin fjalët e gjermanit.

Duke ndërhyrë në konferencën e shtypit përpara ndeshjes së Premier League kundër Everton, Klopp ka shtuar:

“Kur isha i ri kam parë Pelè e Maradona, nuk e di si do të luanin në futbollin e sotëm, sigurisht shumë mirë, por është e qartë se më shumë kamë parë Messi.

Por duke iu referuar 2019 do të ishte më e drejtë nëse do ta kishte fituar Van Dijk Topin e Artë”.

Related posts

KROACI-PORTUGALI/ Trajneri Santos: Nuk luajmë për rekordet e Ronaldos

Delo.autor

VAZHDON TË PROVOKOJË ME POZAT JOSHËSE/ Wanda nxjerr “dallëndyshen” nga Kulla Eifel (FOTO)

Delo.autor

E vërteta: Ja pse u largua në këtë moment Iniesta nga Barcelona!

Sadik.Autor

Leave a Comment