Futboll Sport

“PRAY FOR ALBANIA”/ Liga e futbollit rumun solidarizohet me Shqipërinë pas tërmetit (VIDEO)

Solidariteti me Shqipërinë në këtëo ditë të vështira pas tërmetit, ka qenë i jashtëzakonshëm.

Edhe bota e futbollit nuk mbeti pas në nivelin e solidaritetit, ku personalitete botërore, klube futbolli apo federata të ndryshme, iu bashkuan nismës për mbledhjen e fondeve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Së fundi, Liga Profesionist e Futbollit në Rumani, i është bashkuar thirrjes së Ambasadës Shqiptare në këtë vend, duke u solidarizuar me popullin shqiptar. Me një njoftim, ambasada shqiptare shkruan se të gjitha ndeshjet e kampionatit në Rumani gjatë fundjavës do të nisin me një banderolë ku shkruhet “Pray for Albania”.

“Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena”, shkruan ambasada.

Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena.🇷🇴🙏🇦🇱

Gepostet von Albanian Embassy in Romania / Ambasada Shqiptare ne Rumani am Freitag, 6. Dezember 2019

Related posts

“THE SUN” PUBLIKON “TOP 11″/ Nga Hakimi tek Salah, sa shumë yje në Kupën e Afrikës

Delo.autor

LOJTARI MË I MIRË I EUROPA LEAGUE/ Ylli Lukaku “kërcënon” rivalët: Tani dua titullin…

Delo.autor

RIKTHIM I BUJSHËM TEK ARSENAL/ Ozil prodhon asistin e jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment