Futboll La Liga Sport

SHËNOI NJË GOL SPEKTAKOLAR NDAJ MALLORCAS/ Suarez zbulon: Ju tregoj sekretin

Luis Suarez ka shënuar një nga golat më spektakolarë të viteve të fundit dhe pas ndeshjes me Majorkën ka shpjeguar sekretin e atij goli. “E dija që kisha pak hapësirë dhe vetëm në atë mënyrë mund ta godisja portën. Doja të godisja me finte, por ta përplasja topin sërish në këmbën time. Në këtë mënyrë do t’i jepja më pak shanse portierit që të reagonte”, tha Suarez.

Uruguaiani foli edhe për fitoren dhe lojën e bukur. “Kjo tregon besimin që kemi ne dhe jam i bindur që do të përmirësohemi akoma më shumë në të ardhmen. Këtë herë kërkuam më shumë kombinimet me njëri-tjetrin dhe ishte një ndeshje shumë e bukur.

Grizman? Duhet që të përshtatet sa më mirë me pozicionin e tij të ri në sulm, të sulmojë hapësirat. E vlerësoj për hapat që ka bërë, sepse nuk është kurrë e lehtë të përshtatesh me një ekip si Barcelona. Unë e di mirë çfarë do të thotë”, përfundoi Suarez, i cili i bëri apel skuadrës që të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë dhe do të bëjë patjetër paraqitje pozitive deri në fundin e sezonit.

Related posts

ZYRTARE/ Vendim surprizë! U transferua në merkaton e verës, ish-kapitenit të Interit i ndërpresin kontratën dhe mbetet pa ekip

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gati oferta 10 milionë euro për Albian Ajeti nga dy klubet e Premier…

Delo.autor

E PAPRITUR! Van Persie kthehet si trajner te klubi i njohur hollandez

Delo.autor

Leave a Comment