Ekskluzive Futboll La Liga Sport

BARCELONA KËRKON ZËVENDËSUESIN E “EL PISTOLEROS”/ Luiz Suarez i tanishëm kundër “Demit” Lauataro i së ardhmes

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarez dhe plani i parë për ta është me sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi arriti tek “Zikaltërit” në 2018 dhe tashmë ka bërë që tifozët e ekipit të harrojnë ish-kapitenin dhe golashënuesin e tyre, Mauro Icardi.

“Gjëja më e mirë që Barcelona mund të bëjë është të kërkoj një lojtar të ri ose të gatshëm për të pasur mundësinë të shijoj duke qenë numri 9 i Barcelonës kur nuk jam më këtu,” tha Suarez për “Bein Sports”, duke shpjeguar se e kupton nevojën e klubit të mendojë për të ardhmen.

“Demi” Lautaro ka 13 gola dhe tre asistime në 20 ndeshje deri më tani këtë sezon, ndërsa pesë prej tyre u shënuan në Ligën e Kampionëve.

Në moshën 22-vjeçare, Lautaro ka tërhequr interesimin nga disa klubee europianë dhe Barcelona ka ndjekur formën e lojtarit këtë sezon dhe kanë hyrë në bisedime me klubin italian.

Inter nuk duket se dëshiron ta negociojë çmimin e tij tani dhe drejtuesit “Katalanas” do të duhet të përmbushë klauzolën e tij të lëshimit prej 111 milion eurosh për të firmosur kontratën.

Kjo klauzolë, sidoqoftë, është aktive vetëm për një periudhë dy javore në korrik.

AlpeSport.al

Related posts

Timo Werner, te Leipzigu edhe sezonin e ardhshëm

Q.Autor

Pepe Reina nuk rinovon, e ardhmja larg Napolit

Q.Autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Presion fantastik, Rashica vjedh topin dhe Muriqi nuk fal para portës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment