Interi është nikoqir i një Barcelone pa kapitenin Lionel Messi dhe me shumë ndryshime në San Siro, duke e ditur se vetëm fitorja ia siguron absolutisht kalimin e fazës grupore.
Duke qenë se e ka siguruar kualifikimin duke e fituar Grupin F një xhiro para përfundimit të fazës grupore, Ernesto Valverde ka bërë shumë ndryshime në formacion, gjë që flet në të mirë të klubit italian.
Lionel Messi, Gerard Pique, Jordi Alba, Semedo e Ousamne Dembele nuk kanë udhëtuar fare drejt Italisë.
Antonio Conte, ndërkohë, përballet me mungesa të mëdha në mesfushë, për shkak se Nicolò Barella, Roberto Gagliardini dhe Stefano Sensi janë të lënduar.
Por zikaltrit do të kenë një sulm të frikshëm me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave për ndeshjen që nis në orën 21:00
Inter:
Barcelona: