Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Atletico-Lokomotiv Moscow. Rezultati 2-0

Atletico Madridi do të kërkojë të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve sonte në ndeshjen e fundit në grup kundër Lokomotiv Moscow.

Skuadra e Diego Simeones e pret klubin rus në Wanda Metropolitano, duke e ditur se humbja eventuale mund të nënkuptojë eliminim nga gara më prestigjioze evropiane për klube.

Atletico renditet në vendin e dytë në Grupin D, me një pikë më shumë se Bayer Leverkuseni dhe i duhet fitorja për t’u siguruar absolutisht se do të mbetet në Champions.

Humbja apo barazimi dhe triumfi i Leverkusenit ndaj Juventusit në ndeshjen tjetër, do të nënkuptonte eliminim për gjigantin spanjoll.

Klubi rus, në anën tjetër, nuk ka për çfarë të luajë përveç ta eliminojë Atleticon, sepse renditet e fundit në grup me vetëm tri pikë dhe asnjë gjasë për kualifikim.

 

LIVE/ Atletico Madrid – Lokomotiv Moscow 2-0

 

MINUTA 54/ Atletico dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Felipe.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 17/ Atletico kalon në avantazh me golin e shënuar nga Joao Felix nga pika e bardhë.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

“Shqiponjat” fluturojnë edhe në Rusi (FOTO)

Sadik.Autor

NUK E DINIMIN/ MODRIC nuk është UNIK, në KROACI janë edhe 23 të tjerë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Frikë në Itali prej COVID-19, kampionati i futbollit mund të anulohet

Delo.autor

Leave a Comment