Futboll Premier League Sport

BARAZIM PA GOLA/ Everton ndanë pikët me “Topçinjtë”, thellohet kriza

Evertoni dhe Arsenali e kanë mbyllur në barazimin 0-0 ndeshjen e tyre. Epoka e Duncan Ferguson dhe Freddie Ljungberg mbyllet me këtë sfidë pa fitues, pasi Ancelotti do të marë Evertonin, ndërsa Arteta “Topçinjtë”.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve në krizë këtë sezon nuk ishte aspak pozitive me lojtarët që nuk bënë shumë për të shënuar. Ata pak raste që kishin, sulmuesit nuk u treguan të saktë. Qetësia në lojë dhe mungesa e dëshirës vihej re qartë nga ana e lojtarëve të të dy ekipeve.

Evertoni ishte më i rrezikshëm në pjesën e dytë, ndërsa Arsenali duket i tjetërsuar. Pika e marrë në ndeshjen e sotme nuk i shërben asnjë prej ekipeve, pasi Arsenali ndodhet në vendin e 9-të me 23 pikë, me një ndeshje më shumë se pjesa tjetër e skuadrave, po ashtu Evertoni ndodhet në vendin e 15-të duke rrezikuar shumë mbijetesën. Ancelotti dhe Arteta mund të jenë penduar pas ndeshjes së sotme. Të dy ishin në shkallët e stadiumit dhe panë ndeshjen live.

Related posts

(FOTO) Nga Xhaka tek Strakosha, njihuni me yjet e Kombëtares Shqiptare që shkëlqyen gjatë 2017-ës

Q.Autor

ZYRTARIZIMI ÇËSHTJE ORËSH/ JUVENTUSI mund të bëhet “galaktikë” me ZIDANE

Isa.Autor

YLLI I KOMBËTARES VENDIMTAR NË SKOCI/ Sulmuesi Kamberi shënon golin e përmbysjes dhe i jep ekipit 3 pikët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment