Futboll Premier League Sport

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Kampionët e Europës mposhtin me “POKER” Leicester

Liverpooli ka shfaqur të gjithë potencialin e tij dominues në fitoren 4-0 ndaj Leicester City-t në King Park Stadium. Pritej të ishte një ndeshje më e vështirë, por The Reds kanë dominuar nga minuta e parë e deri tek e fundit, duke e bërë Leicester të duket si një skuadër që lufton për të mos rënë nga kategoria, megjithëse Dhelprat ndodhen në vend të dytë të renditjes së Premier League.

Pas kësaj sfide, Liverpool është plot 13 pikë larg tyre, dhe ka një ndeshje të prapambetur. Pra diferenca mund të zmadhohet akoma më tepër.

Pas disa mundësive të pafalshme të shpërdoruara nga Salah dhe Mane, ishte Roberto Firmino ai që zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 31’.

Pas pushimit dominimi i miqve u bë akoma më i dukshëm, teksa Leicester nuk po arrinte të bënte dot tri pasime. Një presing mbytës i Liverpool nuk ka lejuar vendasit të dalin në lojën e tyre teksa Milner ka dyfishuar në minutën e 71’.

Pas tij shënoi Firmino, e më pas Alexander-Arnold që thelluan diferencën akoma më shumë duke pasqyruar edhe lojën e luajtur në fushë.

Related posts

Ylli i Kroacisë provokon Rusinë dhe Putin, rrezikon skualifikimin (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Tre klube greke dhe Dinamo Zagrebi pas Ernest Muçit, sulmuesi i Tiranës bëhet lajm jashtë Shqipërisë

Delo.autor

MARASH KUMBULLA TE LAZIO/ Ja detajet e marrëveshjes: Interi mbetet me “gisht në gojë”

Delo.autor

Leave a Comment