Futboll Sport

MANDAT TJETËR NË FSHF/ Armand Duka: Deri kur të humbas kënaqësinë (VIDEO)

Presidenti i FSHF-s, Armand Duka në emisionin sportiv ” Ora Sport” në RTV Ora i pyetur nga moderatorja Albana Bejko në lidhje me një kandidim tjetër në krye të qeverisë së futbollit shqiptar, u shpreh se do të vijojë të drejtojë këtë institucion deri në momentin kur të humbas kënaqësinë për të kryer këtë detyrë.

“Në fakt ka shumë kohë që punoj në futboll. Më ka dhuruar goxha gjëra të bukura. Goxha kohë më ka marrë. Kam fituar shumë eksperiencë dhe kjo është ajo që i merr futbollit. Këtë eksperiencë mund ta shfrytëzoj dhe për gjëra të tjera, por më pëlqen. Asnjëherë nuk bëj një gjë që nuk më pëlqen dhe vazhdoj ta bëj me kënaqësi. Atë ditë që nuk do ta kem kënaqësi sigurisht që nuk do ta bëj më”, përfundoi Duka.

Related posts

​Formacionet zyrtare: Chelsea – Bournemouth

Delo.autor

E FUNDIT/ Anglia luan ndaj Islandës në Shqipëri? E zbulon BBC. Fajin e ka… Danimarka

Delo.autor

E BUJSHME/ JUVENTUSI arrin akordin me RONALDON për 100 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment