Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta bën goditjen e madhe, merr një gjigand për sulmin (FOTO)

Prej kohësh qarkullonin lajme se Teuta ishte e interesuar për sulmesin, Idelino Gomes Colubali, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi për këtë afrim.

teuta (1)

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se djemtë e detit kanë firmosur me sulmuesin 26-vjeçar, 2.04 metër të gjatë, Idelino Kulibali. Ai ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me Teuten, pas disa eksperiencave me skuadra si Boavista në Portugali apo edhe F.K. Jerv në Norvegji.

Ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e FC Lincoln në Gjibraltar, ku në pesë ndeshje te luajtura ka shënuar pesë gola.

Një afrim i rëndësishëm ky për ekipin e Edi Martinit, të cilët pas vështirësive që kaluan në fillim të sezonit, tashmë janë kthyer te rezultatet pozitive dhe synojnë përse jo dhe titullin kampion. Pas firmosjes së kontratës, lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Related posts

Oblak hyn në histori të La Ligas, lë prapa Casillasin e Valdesin

Q.Autor

91 VITE HISTORI/ Luftëtari ngjitet si kryesuese në Kategorinë e Dytë, Murlani bën historinë

Delo.autor

Ronaldo kontratë me kompaninë arabe, fiton shumën marramendëse për 4 orë punë

Q.Autor

Leave a Comment