Futboll Sport

E BUJSHME/ Interi shpëtohet nga Handanoviç dhe pret një “dhuratë” nga Roma

Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në fushën e tij në përballjen delikate përballë ekipit të Atalantës.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të një goli të Lautaro Martinez që në minutën e 4-t dhe udhëhoqën gjatë gjithë ndeshjes. Por ndodhi ajo që nuk pritej, zikaltërit u tërhoqën në mbrojtje dhe miqtë, minutë pas minute, filluan t’i afroheshin portës së Handanoviç.

Në minutën e 75 të takimit vjen dhe barazimi i Atalantës me anë të Gosens, falë dhe një përgjumje të mbrojtjes vendase. Mbrëmja për Interin mund të ishte mbyllur dhe më keq pasi arbitri akordoi një penallti për miqtë në minutën e 88, e cila u prit nga Handanoviç.

Interi ndodhet aktualisht në vend të parë të Seria A dhe pret një dhuratë nga Roma e cila do të presë mbrëmjen e së dielës Juventusin.

Related posts

Halep: Në Madrid për fitore, dua të ndjek shembullin e Serena Williams

Sadik.Autor

DJEGIA E “NOTRE-DAME”/ Miliarderi i klubit francez ofron një shifër të pabesueshme për rindërtimin (FOTO)

Delo.autor

DUAN SUPERLIGËN/ EGNATIA nuk ndalet në merkato, marin një sulmues izraelit në provë

Isa.Autor

Leave a Comment