Futboll La Liga Sport

DOLI VIDEO SKANDALI/ Malaga merr vendimin përfundimtar për trajnerin

Malaga shkarkon trajnerin Viktor Sançez për shkak të një video-je skandaloze ku 43-vjeçari shihej duke u masturbuar.

Klubi spanjoll konsideron se 43-vjeçari “ka dëmtuar imazhin e klubit me sjelljet e tij jashtë aktivitetit sportiv”. Nga ana tjetër konfirmohet se prishja e kontratës është bërë në mënyrë të njëanshme. Për sa i përket stolit, drejtuesit andaluzianë kanë emëruar përkohësisht Serxho Pelicerin në krye të ekipit, i cili deri tani ka mbajtur detyrën e teknikut të Malaga B.

Policia spanjolle po vazhdon hetimet në lidhje me video-n teksa Sançez pretendon se i është cënuar privatësia.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Trajneri i Milanit: Do të bëjmë disa ndryshime, por mbetemi skuadër ambicioze

F.autor

LIGA PROFESIONISTE/ Rrëfehet Presidenti Duka: U vendos krijimi i Ligës, ja çfarë do të ndodhë…

Isa.Autor

SFIDA E KTHIMIT ME SKËNDERBEUN/ Valdet Rama: Jam i gatshëm të luaj, ne jemi përgatitur….

Delo.autor

Leave a Comment