Futboll Sport

FITOI SUPERKUPËN E SPANJËS/ Ja pozicioni i Ramos në renditjen historike të trofeve (VIDEO)

Sergio Ramos është përditë në faqet e shtypit spanjoll. Të qenit lider dhe kapiten te “La Roja” dhe Real Madridi, ia mundëson diçka të tillë, por jo vetëm. Tashmë, me largimin e Cristiano Ronaldos, ai shihet si ylli i vërtetë në “Santiago Bernabeu”. Për pasojë, kur bëhen bilance të ndryshme, ai vendosëet në “peshore” me lojtarë të tjerë të spikatur. Kështu ka bërë edhe spanjollja “AS”, e cila, referuar Superkupës së fundit, të fituar nga qendërmbrojtësi me të bardhët, ka evidentuar pozicionin e tij në listën e futbollistëve me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit.

Disa prej këtyre mbeten në listë, pavarësisht se kanë dalë në “pension” shumë vite më parë. Nga Dani Alves te Maxwell, përmes Giggs apo Messi, deri te Sergio Ramos. Në videon e mëposhtme mund të njiheni me vendin e kapitenit të Real Madridit dhe gjithë të tjerëve, që kanë luajtur në Spanjë, në renditjen e futbollistëve me më tepër trofe në karrierë:

Renditja aktuale
1. Dani Alves – 41 trofe
2. Andres Iniesta – 38
3. Maxw Scherrer – 37
4. Lionel Messi – 37
5. Gerard Pique – 36
6. Ryan Giggs – 36
7. Vitor Baia – 35
8. Xavi Hernandez – 32
9. Cristiano Ronaldo – 31
10. Kenny Dalglish – 31
11. Ibrahimovic – 31
12. Pele – 28
13. Darjo Srna – 28
14. Carlos Tevez – 27
15. Sergio Busquets – 27
16. Paolo Maldini – 26
17. Sergio Ramos – 25

Related posts

LËVIZJET E PARA NË MERKATON E KLUBIT/ Një shqiptar për 11 milion euro te Interi i Kontes, pritet zyrtarimi

Delo.autor

PLAS tek Zvicra/ Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi. Çdo ndodhë me SHQIPTARËT?

Isa.Autor

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Garë e fortë për Coutinho, “Special One” i prish punë dy klubeve rivale

Delo.autor

Leave a Comment