Bundesliga Futboll Sport

“ÇMENDURI” NË BUNDESLIGA/ Përmbysje “magjike” e Haaland dhe Dortmund

Borussia Dortmund ka bërë një përmbysje magjike pasditen e sotme ndaj Augsburg, ku pavarësisht se deri në minutën e 59-të po humbiste me shifrat 3-1, arriti të triumfonte në fund 3-5. Heroi dhe njeriu i takimit ishte padyshim Erling Braut Haaland, i cili në vetëm 23 minuta si debutues shënoi tripletë.

Gjithçka nisi keq për verdhezinjtë e Favre, pasi pjesa e parë u mbyll në disavantazh 1-0. Pjesa e dytë gjithashtu nisi keq, pasi shifrat shkuan në 2-0 në minutën e 46-të. Tre minuta më vonë Brandt shkurtoi diferencën, por në të 55-tën, vendasit çuan shifrat në 3-1.

Në këtë moment u ngjit në skenë Haaland, i cili 3 minuta pasi zbriti në fushë shënoi golin e 3-2. Dy minuta më pas ishte Jadon Sancho, i cili barazoi shifrat. Më pas, ishte përsëri “show” i Haaland, i cili shënoi dy herë të tjera në minutat 70-të dhe 79-të, për të mbyllur gjithçka në 3-5, me verdhezinjtë që ngjiten në kuotën e 33 pikëve.

Në sfidat e tjera, Werder Bremen i Milot Rashicës fitoi në transfertë ndaj Dusseldorf, me futbollistin e Kosovës që dha asistin e golit të fitores. Koln gjithashtu mori një fitore me rëndësi ndaj Wolfsburg, ndërsa Freiburgu i Abrashit triumfoi jashtë fushe me Mainz, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

Related posts

E PAZAKONTË/ Juventus ‘’përzë’’ tifozët e Fiorentinës, kushti për të hyrë në stadium është të bëhesh…

Delo.autor

Allegri: Ndeshja kishte mbaruar, por u treguam mendjelehtë

Delo.autor

Roma, ka arritur marveshjen me Atalantan për mesfushorin Cristante

Sadik.Autor

Leave a Comment