Bundesliga Futboll Sport

PAS TALENTIT HAALAND/ Dortmund hidhet në sulm për mesfushorin e Juventus…

Pasi transferoi një sulmues shumë të talentuar si Erling Halaand, Dortmund synon të përforcohet në repartin e mesfushës. Emri kryesor në listën e klubit verdhezi është ai i Emre Can, i cili tek Juventusi asnjëherë nuk ka arritur të marrë një rol protagonisti dhe me uljen e Sarrit në stol më tepër ka qenë jashtë formacionit.

Turko-gjermani kryeson listën e lojtarëve që do të largohen nga bardhezinjtë, ndërkohë që për të ka treguar interes edhe Everton, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Ancelotti. Tashmë pritet lëvizja e drejtuesve të Dortmund, të cilët duan me patjetër rikthimin në Bundesligë të mesfushorit.

Related posts

Botërori 2018/ Çmenden britanikët, miliona paund për ushqim dhe pije

Sadik.Autor

NGA INZAGHI TEK SARRI/ Skuadra e Serisë A mendon për “timonierin” e ri në stol

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, bomberi Lewandowski realizon një SUPER GOL ndaj Suedisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment