Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Princi i Arabisë Saudite tenton të blejë klubin e njohur anglez…

Sheikët nga bota arabe kanë vërshuar prej kohësh në ligat më të fuqishme të botës. Këtë herë, princi i Arabisë Saudite Mohamed Bin Salman është interesuar për të blerë klubin anglez të Njukasëllit.

Media prestigjioze “Wall Street Journal” shkruan se njëra prej kompanive që administrohet nga princi saudit ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Njukasëllit për të blerë të gjitha aksionet e klubit. Ndërkohë, mësohet se Salman është gati të paguajë 404 milionë € për të marrë të gjithë klubin.

Palët janë në fazën e bisedimeve dhe nuk përjashtohet mundësia që princi Salman të jetë pronari i ri i Njukasëllit. Ai premton se do të ndërtojë impiante të reja për klubin si dhe është gati të shpenzojë një sasi të konsiderueshme parash në merkato.

Related posts

HIDHEN “RRJETAT” TEK JUVENTUS/ Morata dhe Rabiot kërkohen nga klubet e Premier League, ja emrat…

Delo.autor

LAJM ZYRTAR: Interi shpallet KAMPION i Italisë

Delo.autor

Merr fund çështja e privatimizit për Vllazninë, kryebashkiakja e Shkodrës jep lajmin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment